Ardi Asllani frymëzim për të huajt, stilistja italiane kopjon koleksionin e tij?

E publikuar: 10/04/2018 17:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Idetë e Ardit duket se kanë shkuar deri në Itali, vend në të cilin edhe është shkolluar, pasi ditën e djeshme janë publikuar disa nga fotot e sfilatës së fundit të stilistes së njohur italiane, Laura Biagiotti. 

Laura ka në zotërim një nga shtëpitë më të rëndësishme të modës në Itali, gjithashtu edhe një linjë të sajën parfumesh. Këtë herë duket se frymëzim për të është bërë koleksioni i vjetshëm i Ardi Asllanit. 

Vitin e kaluar stilisti i njohur publikoi koleksionin “My Albania”, që kishte në qendër qytetet e Shqipërisë. Në copat e veshjeve e stiluara prej tij ishin të printuara pamje nga qytete si Tirana, Berati, Ulqini, Prizreni etj. Madje këto veshje u përdorën si një mënyrë promovimi për Shqipërinë nga diva shqiptare Ermonela Jaho, e cila në disa prej koncerteve të saj zgjodhi të shfaqet para publikut me veshjet e stiluara nga Ardi. 

Pikërisht këtë ide, të printimit të pamjeve nga qytetet në veshje ka marrë edhe stilistja Laura Biagiotti. Në sfilatën e fundit, ajo kishte zgjedhur të prezantonte veshje dhe aksesorë që kishin të printuar qytetin e Romës. Të jetë një rastësi apo ‘kopjim’ këtë nuk e themi dot me siguri… Sepse sigurisht printimi i pëlhurave nuk është një shpikje e Asllanit, por përveç këtij elementi edhe modelet kanë shumë ngjashmëri.