Ardhja e Mitchell fillimisht në Kosovë – simbolikë e veçantë

E publikuar: 12/03/2018 18:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha, ka deklaruar në Info Magazine se vizita e ndihmës-sekretarit amerikan për Çështje Europiane dhe Euroaziatike në Rajon është mjaftë e rëndësishme, ndërsa nisja e kësaj vizite pikërisht nga Kosova e ka simbolikën e vet.

“Natyrisht se është simbolikë e veçantë që ai fillimisht zgjodhi Kosovën”, ka thënë Berisha për Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai ka shtuar gjithashtu se sa herë Kosovën e vizitojnë diplomat të profilit kaq të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është lajm mjaft i mirë për Kosovën.

“Vizita e zyrtarëve të lartë amerikanë gjithmonë është lajm i mirë për Kosovën. Ai është në vizitë në rajon, do ta vizitojë edhe Maqedoninë, Greqinë, Serbinë dhe Qipron”.