Merkato e Barcelonës mund të konsiderohet e mbyllur edhe pse sesioni veror i saj ka vetëm pak ditë që ka nisur. Pas Aleix Vidal i cili la Sevillan për tu bërë pjesë e katalanasve, te Barca janë pritje për të zyrtarizuar blerjen e Arda Turan nga Atletico e Madridit për ti dhënë fund merkatos në hyrje por edhe asaj në dalje. Nga skuadra janë larguar Montoya që ka zgjedhur Interin për të vijuar karrierën dhe Gerard Delofeu i cili u transferua te Evertoni në Premier League vetëm pak ditë pasi u rikthye në skuadër pas huazimit 1-vjecar te Sevilla, pa harruar këtu edhe ish kapitenin Xavi Hernandez që kaloi në Katar te Al Sadd. Me këto lëvizje por edhe për vetë faktin se Barcelona nuk mund të veprojë në merkato gjatë kësaj vere pasi është e pezulluar nga Fifa, drejtuesit e klubit blaugrana e konsiderojnë të mbyllur merkaton, madje edhe Vidal e Arda Turan nëse gjithcka bëhet zyrtare do të luajnë me katalanasit vetëm në Janar të 2016-s. Tashmë te Barcelona mund të përgatisin të qetë sezonin e ri futbollistik që pritet të startojë në mesin e muajit Gusht. Te Barca mund të flitet sërish për merkaton vetëm nëse një klub paguan klauzolën e largimit të ndonjë prej lojtarëve që ka aktualisht në dispozicion trajneri Luis Enrique./ss/
Arda Turan do të mbyllë merkaton e Barçës
NGA KATEGORIA