Dizajnerja Arbresha Hoxha ka reaguar ashpër ndaj vendimit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për t’i ndarë këngëtares Dafina Zeqiri titullin “Hyjnesha në Front”. Ajo ka vënë në pikëpyetje kriteret dhe vlerat mbi të cilat jepen nderimet institucionale, duke theksuar se ky titull duhet t’u takojë figurave që kanë dhënë kontribut real shoqëror, kulturor apo qytetar.
Sipas Hoxhës, aktiviteti artistik i Zeqirit mbetet kryesisht komercial dhe pa një kauzë të qartë shoqërore, ndërsa vendimi rrezikon të krijojë precedent ku fama zëvendëson meritën. Ajo paralajmëron se ky veprim e zhvlerëson titullin dhe dërgon mesazh të gabuar te të rinjtë dhe shoqëria, duke kërkuar më shumë përgjegjësi morale dhe kulturore nga institucionet publike.
Postimi i plotë:


















