Arbër Ismajli viziton kompaninë “Jaffa Plus” – Zotohet për mbështetje të bizneseve vendore

E publikuar: 04/10/2025 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arbër Ismajli, në kuadër të vizitave të njëpasnjëshme në biznese lokale, ka vizituar sot kompaninë e mirënjohur “Jaffa Plus”, së bashku me kandidatet për Asamblenë Komunale, Arzie Jusufi dhe Gresa Krasniqi Fazliu.

Gjatë vizitës, Ismajli u njoh nga afër me organizimin e brendshëm, stafin e përkushtuar dhe standardet e larta të punës që e karakterizojnë këtë kompani, e cila tashmë është bërë pjesë e përditshmërisë së qytetarëve të Gjilanit dhe më gjerë.

“Biznese si ‘Jaffa Plus’ janë modeli më i mirë i përkushtimit dhe vizionit afatgjatë. Me punë dhe përkushtim, ato jo vetëm që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, por edhe në krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e mirëqenies për qytetarët tanë”, theksoi Arbër Ismajli.

Ai falënderoi përzemërsisht për pritjen dhe mikpritjen e ngrohtë, duke u zotuar për mbështetje të vazhdueshme për “Jaffa Plus” dhe çdo biznes vendor që vepron me ndershmëri e profesionalizëm.

“Ne do të jemi partnerë të çdo ndërmarrësi që beson në punë, në zhvillim dhe në të ardhmen e Gjilanit. Vetëm përmes mbështetjes së bizneseve tona, mund të ndërtojmë një Gjilan më të fortë ekonomikisht, me më shumë mundësi për të rinjtë dhe me më shumë shpresë për të gjithë qytetarët”, përfundoi ai.

#BashkëPërFitore
#GjilaniPërtej
#ArbërIsmajli #113