Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e PDK-së, Arbër Ismajli, ka vizituar sot familjet e dëshmorëve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, duke i cilësuar ata si simbole të qëndresës kombëtare dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.
“Sot pata nderin e veçantë të vizitoj familjet e këtyre heronjve që nuk u dorëzuan kurrë para shtypjes dhe luftuan për vetëdijen kombëtare,” u shpreh Ismajli, duke falënderuar për mikpritjen dhe duke premtuar përkushtim për ruajtjen e vlerave që ata lanë pas.
Ai theksoi se sakrifica e tyre do të jetë gjithmonë udhërrëfyes në rrugën për një Gjilan më të zhvilluar, me më shumë mundësi për rininë, arsimin dhe ekonominë lokale.
Përgjithmonë i juaji,
Arbër R. Ismajli
#BashkePerFitore👓
#ArberIsmajli #113
#GjilaniPertej

















