Arbër Ismajli viziton biznesin “Natyra”, premton mbështetje për sipërmarrësit lokalë

E publikuar: 21/09/2025 16:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka vizituar biznesin “Natyra” të Ahmet Govorit, duke e vlerësuar si model suksesi në prodhimin e çajrave dhe produkteve bio. Ai premtoi mbështetje institucionale për zhvillimin e bizneseve vendore, duke theksuar rëndësinë e tyre për ekonominë lokale.

Lajmi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Miku ynë dhe sipërmarrësi i suksesshëm, Ahmet Govori, me kompaninë “Natyra” po na bën krenarë të gjithëve me prodhimin e bimëve mjekësore, çajrave të shumëllojshëm dhe produkteve bio 100% organike e të certifikuara.

Ahmet Govori me punën dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm si dhe me pasionin dhe besimin në tokën tonë të shenjtë po japin rezultate të mëdha dhe të veçanta.

🙌🏼Përkrahja e fuqishme e institucioneve në zhvillimin dhe zgjerimin e këtyre bizneseve, bënë që këto biznese të jenë ambasadorët më të mirë të vendit tonë, dhe për këtë zotohemi që bashkë do ta jetësojmë potencialin e tyre zhvillimor.

🙏🏼Faleminderit për mikpritjen dhe vullnetin tuaj të jashtëzakonshëm për zhvillimin e Gjilanit të ri.

Bashkë, drejtë rikthimit të qeverisjes në duar të bashkëqytetarëve!

#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113