Arbër Ismajli prezanton ekipën garuese për Asamblenë e Gjilanit, me të cilën synon rikthimin e LDK-së

E publikuar: 13/08/2025 21:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arbër Ismajli, ka publikuar sot listën e plotë të kandidatëve për Asamblenë Komunale. Sipas tij, kjo listë përfaqëson një ekip të përkushtuar, me njerëz të ndershëm, profesionistë të dëshmuar, aktivistë të palodhur dhe zë autentik të qytetarëve të Gjilanit.

Ai ka theksuar se kjo ekipë është e ndërtuar për të rikthyer besimin e qytetarëve në institucione dhe për të hapur rrugë zhvillimit të qëndrueshëm të Gjilanit.

“Po ua prezantojmë ekipin tonë të kandidatëve për Asamblenë Komunale të Gjilanit me njerëz të ndershëm, profesionistë të dëshmuar, aktivistë të palodhur dhe zë përfaqësues të qytetarëve. Kjo listë është pasqyrë e vlerave tona me përvojë, integritet, përkushtim dhe vizion. Në të gjeni përfaqësues nga të gjitha lagjet, fshatrat dhe komunitetet e Gjilanit. Burra e gra që i bashkon dashuria për qytetin tonë dhe dëshira për ta parë atë duke u zhvilluar”.

“Lista jonë është sinonim i njerëzve kredibil të cilët janë me përplot përvojë, integritet, përkushtim dhe vizion. Bashkë me ta, synimi jonë është ta kthejmë besimin në komunë, t’i hapim rrugë rindërtimit të Komunës së Gjilanit dhe të sjellim ndryshimin që qyteti ynë e meriton. Më 12 tetor, le ta kthejmë bashkë Gjilanin në rrugën e zhvillimit e të përparimit. Bashkë , për fitore”, ka shkruar Ismajli.