Arbër Ismajli: Ndryshimi po vjen me përplot zemër – Gjilani po kryengritet, çdo rrugë e lagje do të ndihet zhvillimi!

E publikuar: 29/10/2025 22:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka premtuar një frymë të re zhvillimi dhe përkushtim të ndershëm në shërbim të qytetarëve. Në një postim në rrjetet sociale, Ismajli theksoi se vizioni i tij për Gjilanin është ai i një qyteti që përjeton ndryshim të dukshëm në çdo cep.

LDK synon ta rikthejë drejtimin e komunës së Gjilanit përmes një programi që, sipas Ismajlit, “bazohet në punë të ndershme, bashkëpunim me qytetarët dhe zhvillim të qëndrueshëm”.

“Do t’i japim bashkë qytetit tonë zhvillimin që ndihet në çdo rrugë e lagje. Në çdo cep të qytetit do të ndihen hapat e zhvillimit, ndërtimit dhe punës së ndershme. Ky është ndryshimi që po vjen me përplot zemër. Gjilani po kryengritet, po merr frymë e po rilind, përsëri!”