Arbër Ismajli me qytetarët e Malishevës, Uglarit dhe Çaparit: “Bashkë jemi të pandalshëm!”

E publikuar: 20/09/2025 16:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka takuar mbrëmë qytetarët e Malishevës, Malishevës së Epërme, Uglarit dhe Çaparit. Ai falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe përkrahjen e madhe, duke theksuar se besimi i qytetarëve është forca për të vazhduar përpara.

“Bashkë jemi të pandalshëm. Bashkë do ta fitojmë betejën për të qeverisur me bashkëqytetarët,” u shpreh Ismajli në postimin e tij.