Arbër Ismajli: Me profesionistë si Valdrin Rashiti, sporti gjilanas ka të ardhme

E publikuar: 27/09/2025 11:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka vizituar qendrën “VR CrossFit”, ku u takua me trajnerin Valdrin Rashiti, një prej emrave të rinj që po kontribuon fuqishëm në zhvillimin e sportit dhe promovimin e një jete të shëndetshme në qytet.

Ismajli e vlerësoi lart punën dhe përkushtimin e Rashitit, duke theksuar se Gjilani me të drejtë e mban epitetin “kryeqytet i sportit dhe kulturës”.

“Rinia jonë meriton përkrahje dhe hapësirë për t’u zhvilluar këtu. Me profesionistë si Valdrini, do të jemi gjithmonë pranë, për të ngritur sportin vendor në nivele të reja pas 12 tetorit,” u shpreh Ismajli.

Postimi i plotë

Nuk ia kemi vendosë rastësisht epitetin Gjilanit si kryeqytet i sportit dhe kulturës në nivel Republike.

Në Gjilanin tonë ka plot djem e vajza që po japin maksimumin për me i dhanë jehonë e frymë të re qytetit tonë.
✅ Njëri prej tyre është Valdrin Rashiti, trajneri i “VR CrossFit”, të cilin e vizituam sot.

Valdrini po bënë një punë të jashtëzakonshme, duke promovuar sportin dhe shëndetin, por edhe duke e motivuar rininë që me disiplinë, mund e djersë arrihet gjithçka.

Ne do të jemi gjithmonë pranë sportit dhe iniciativave të tilla, sepse rinia jonë meriton mbështetje dhe hapësirë për me u zhvillu këtu, në qytetin tonë.

🙏🏼Respekt dhe mirënjohje të veçantë për Valdrinin dhe “VR CrossFit”.

Këta profesionistë janë krenari për Gjilanin dhe bashkë me profesionistë të tillë do të jem pas 12 tetorit për ta ngritur Gjilanin në piedestalin më të lartë të zhvillimit të sportit vendor.

Ecim bashkë për fitore!

#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113