Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka zhvilluar një takim të veçantë me qytetarë të organizuar nga Xhevat Leka, së bashku me kandidaten për Asamblenë Komunale, Nerife Fetahu.
Ismajli falënderoi mikpritësin për angazhimin dhe dhuratën simbolike me vlerë historike – një objekt që në vitin 1992 i ishte dhuruar edhe presidentit Ibrahim Rugova.
Ai e cilësoi këtë mbështetje si dëshmi të fuqishme të përkrahjes për një Gjilan më të drejtë, më të zhvilluar dhe të udhëhequr me transparencë dhe dinjitet.
Postim i plotë:
Takim i veçantë i organizuar nga Xhevat Leka.
Së bashku me kandidaten tonë për Asamblenë Komunale, Nerife Fetahun, patëm një takim të ngrohtë e mbresëlënës me Xhevat Lekën dhe rrethin e tij të gjerë të familjarëve, miqve e bashkëqytetarëve që ndajnë të njëjtin vizion për një Gjilan më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të dinjitetshëm për të gjithë qytetarët.
🙌🏼Ky organizim tregoi qartë se ndryshimi i të dielës që po vjen, ka përkrahje të gjerë e të sinqertë nga njerëz të ndershëm që duan ta shohin komunën tonë duke ecur përpara me punë, përkushtim dhe transparencë.
🙏🏼Falënderim i veçantë për aktivistin e mirënjohur dhe mikun tonë të veçantë, Xhevat Leka, për mikpritjen, angazhimin dhe besimin në ekipin tonë.
Një falënderim edhe më i veçantë për dhuratën e çmuar që ma dorëzoi me shumë dashni, një simbol me vlerë historike,
sepse e njëjta dhuratë i ishte dorëzuar presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, në vitin 1992.
Ky gjest domethënës është një kujtesë e bukur e vazhdimësisë së vlerave Rugoviane dhe e lidhjes sonë shpirtërore me vizionin e tij për paqe, qytetari dhe dinjitet.
Faleminderit shumë, Xhevat, për mbështetjen dhe përkrahjen e jashtëzakonshme!
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113


















