LDK ka zyrtarizuar Arbër Ismajlin si kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit. Përmes një postimi, Ismajli falënderoi kryetarin Lumir Abdixhiku dhe degën e LDK-së në Gjilan për besimin e dhënë. Ai u zotua për përkushtim, ndershmëri dhe punë të përbashkët për një Gjilan më të zhvilluar dhe më afër qytetarit.
Postimi i plotë:
Me shumë mirënjohje e përgjegjësi, dua të falënderoj Kryesinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetarin, Dr. Lumir Abdixhiku, për besimin dhe nominimin tim si kandidat për Kryetar të ardhshëm të Komunës së Gjilanit.
Një falënderim i veçantë i shkon edhe kryetarit të Degës së LDK-së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, dhe gjithë kryesisë së degës, për përkrahjen, bashkëpunimin dhe besimin e dhënë.
Ky është një moment që më ngarkon me përgjegjësi të madhe, por edhe me motivim të plotë për të qenë në shërbim të qytetarëve të Gjilanit me përkushtim, ndershmëri dhe vizion.
Jam i gatshëm të punoj me përkushtim të plotë, me secilin prej jush, për një Gjilan më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të afërt me qytetarin. E ardhmja fillon tani dhe ajo ndërtohet vetëm bashkë!
Postim i plotë: