Arbër Ismajli falënderon skuadrën e LDK-së: “Të gjithë jeni fitues, çdo përpjekje ka rëndësi”

E publikuar: 18/10/2025 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i LDK-së, Arbër Ismajli, ka shprehur mirënjohje publike për anëtarët e ekipit të tij pas zgjedhjeve komunale. Në një postim në rrjetet sociale, ai falënderoi të gjithë pjesëtarët e skuadrës, si ata që fituan ulëse në Kuvendin Komunal, ashtu edhe ata që nuk arritën të zgjidhen, duke i quajtur të gjithë “fitues”.

“Çdo përpjekje juaja ka rëndësi dhe çdo kontribut është pjesë e suksesit tonë të përbashkët,” shkroi Ismajli, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e ekipit të tij gjatë fushatës.

Ai theksoi se bashkëpunimi do të vazhdojë në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të qytetit, duke shtuar se ndihet me fat që ka punuar me një ekip kaq të përkushtuar.

“Jemi bashkë si gjithmonë, dhe bashkë do të vazhdojmë të punojmë,” përfundon postimi i tij.