Sonte në RTV Dukagjini është transmetuar emision Zona Express, ku është shfaqur pjesa e parë e dokumentarit “Një mendje e bukur”. Ky dokumentar i kushtohet Arbën Xhaferit, një prej shqiptarëve më të shquar të historisë sonë. Dokumentari është një profil politik dhe njerëzor për këtë mendje të ndritur.
Arbën Xhaferi në një intervistë të rrallë në emisionin “Pa skenar” rrëfen se si punëtorët e atëhershëm të Radiotelevizionit të Prishtinës e bashkë me ta dhe ai vetë arritën ta bënin RTP’në një media konkurronte me televizionet tjera në Jugosllavi
“Në atë kohë, kur filluam, ishin kushtet elementare që nuk ofronin ndonjë mundësi të madhe, dhe kishte një konkurrencë të madhe me televizionet tjera jugosllave. Por, pak nga pak ia arritëm. Ne kishim objektivin e saktë dhe dëshironim të ishim konkurrent në atë treg të madh jugosllav. Dhe mund të them se arritëm të bëheshim konkurrentë”, rrëfente Xhaferi.
Për më shumë shikoni videon.


















