Arben Gashi publikon foto duke i përshëndetur deputetët e LVV-së dhe shkruan disa fjalë

E publikuar: 22/03/2021 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi është një nga deputetët të cilët u betuan sot në legjislaturën e tetë me radhë të Kuvendit të Kosovës.

Pas betimit, Gashi ka publikuar një fotografi në të cilën shihet duke përshëndetur deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gashi tha se sot filluan një rrugëtim të ri, duke besuar në vlerat politike të LDK-së dhe duke u bazuar në besimin e dhënë nga votuesit.

“Sot filluam nje rrugetim te ri, duke besu ne vlerat politike te LDK-se, dhe duke u bazuar ne besimin e dhene nga votuesit tone!”, shkroi Gashi.