Arben Gashi prezanton platformën për t’u votuar për Kryetar të LDK-së (Video)

E publikuar: 14/05/2015 21:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arben Gashi i pyetur në Rrokum Roll me Fidan Jupollin për kandidaturën në LDK, ka thënë se beson në platformën ekipore e jo në individuale.
Ai ka thënë se po diskutohet, por tha se nuk po thotë se ka me qenë kandidat, por sipas tij, LDK duhet me pas një koncept më të gjerë, duke shtuar se ka vlerësime se gjenerata e LDK’së në të ardhmen do të dominojë prej rinise.

Gashi ka thënë se është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm në LDK dhe sa i përket kandidaturës se tij për kryetar te LDK’së, ai tha se tanë format janë te mundshme.

LDK e para nëse e fiton besimin brenda saj!

Deputeti Gashi ka theksuar se LDK është partia e vetme qe mban zgjedhje derisa për te tjerat ka thënë se as zgjedhje nuk mbajnë.