Në të mirë e në të keq ato janë gjithmonë pranë njëra-tjetrës.
Xhemi duket se është më tolerante madje i mirëkupton gjithë shakatë e Arbanës të cilat tashmë janë bërë publike. Në postimin e fundit Arbana ka treguar pasionin e pazbuluar të saj, por që i shkakton problemem shënndetësore Xhemit.
Pasioni i fshehtë i Arbanës është të këndojë. Me anë të një fotoje komike në Instagram, ajo ka shpjeguar se çfarë i ndodh Xhemit në momentin që ajo fillon të këndojë.
Një dhimbje e fortë e cila mbërthen gjithë kokën. Arbana sqaron se kjo dhimbje është edhe më e fortë se dhimbja që shakton migrena, hipertensioni apo stresi.
Rreth kësaj çështje, Xhemi nuk është prononcuar akoma, por gjithsesi pritet nje përgjigje mjaft komike për Arbanën, siç bëjnë zakonisht ato të dyja./Gazeta Express/


















