Dramë te Bayer Leverkusen: Charles Aranguiz ka këputur ligamentet e tendinës së Akilit gjatë stërvitjes dhe sic bën të ditur motra e tij për mediat kiliane, por momentin as nuk arrin të lëvizë këmbën. Mesfushori nga Kili do të qëndrojë jashtë fushe për 6 muaj, pra 2015 e tij ka përfunduar këtu pa nisur ende mirë sezoni i ri.
Një goditje e rëndë kjo për futbollistin që vetëm një muaj më parë festoi fitoren e trofeut të parë në karrierë me triumfin e Kilit në Kupën e Amerikës. Aranguiz u prezantua vetëm javën e kaluar te Bayer Leverkusen që e bleu nga Internacional i Porto Allegres për 12 milionë Euro. Tashmë skuadrës gjermane i duhet të bëjë pa Aranguiz që ende nuk kishte debutuar me fanellën e re të “Aspirinave”, pasi në ndeshjen e pare të Play-off-it të Champions League qëndroi në stol.