Sauditët duket se bëjnë jetë të shfrenuar, ku përfshihet jeta e natës, seksi dhe droga.
Në Arabinë Saudite, alkooli është i ndaluar, burrat dhe gratë nuk lejohet që të rrinë së bashku. Me ligj, femrat duhet të mbulohen nëse dalin në vende publike.
Në Mbretërinë Saudite, po ashtu ka policë fetarë- të njohur si Mutaween ose Haya- dhe nëse ata identifikojnë ndonjë person që shkel ligjin e Sheriatit, dënohen me rrahje me kamxhik, madje edhe me ekzekutim.
Por, të rinjtë të cilët adhurojnë festat kanë gjetur vende private ku mblidhen dhe bëjnë festa të çmendura.
Disa të rinj kanë rrezikuar shumë dhe kanë publikuar fotografi teksa shkelin ligjin dhe festojnë si të çmendur.
Sauditët njihen se shkojnë në vendin fqinj, Bahrain, ku pirja e alkoolit është e ligjshme.
Disa kanë rrëfyer se frekuentojnë prostituta në Turqi dhe në Beiurt- vend ky që njihet si Qyteti i Mëkatit i Lindjes së Mesme.
Por, në vendin e tyre këta të rinj sauditë nuk e kanë këtë liri. Femrat nuk mund të dalin në rrugë pa një anëtar të familjes. Meshkujt, që janë të pamartuar, nuk lejohen që të kenë kontakt me asnjë vajzë të re.
Atyre u ndalohet që të shkojnë nëpër qendra tregtare dhe nëse duan të frekuentojnë ndonjë kafene, gjithmonë duhet të ulen në sektorin që është vetëm për meshkuj.
Pavarësisht këtyre ndalesave, sauditët e rinj kanë gjetur vende ku mund të bëjnë atë çfarë duan.
Në një resort, pranë Detit të Kuq, afër portit të Jeddah- femrat mund të shihen pa shami. Ato madje aty mund të dalin edhe të grimosura.
Hashashi- përdorimi i së cilit ndëshkohet me vdekje- pihet pa asnjë problem, ndërkaq çiftet dalin lirshëm dorë për dore.
Ndërkaq natën të rinjtë në frekuentojnë këtë vend, mund të pijnë lirshëm alkool dhe të festojnë dhe kërcenojnë nën tingujt e muzikës.
Ky resort në bregdet ka ngritur shqetësim tek autoritetet. Më parë ky vend frekuentohej vetëm nga vizitorët e jashtëm, prandaj autoritetet kishin lejuar që aty të pihej alkooli.
Por, këtu jo çdo sauditë i ri mund të shkojnë. Ata duhet të jenë anëtarë të këtij resorti.
“Njerëzit mblidhen këtu dhe organizojnë festa. Festat madje zgjasin deri në 5 të mëngjesit”, thotë një saudit i ri.
Një 31 vjeçar thotë se ky vend “është privat, ku mund të bësh çfarë të duash dhe të mos arrestohesh nga policia apo Haya. Kur një herë shkova në këtë plazh, aty ishin më shumë se 200 persona. Por brenda disa orësh edhe më shumë veta u mbledhin. Shumica prej tyre pinin alkool dhe hashash”, thotë ai.