Arabia Saudite, për herë të dytë, dërgon gra në Olimpiadë

E publikuar: 18/07/2016 08:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komiteti Olimpik i Arabisë Saudite ka miratuar dërgimin e katër atleteve femra në Lojërat Olimpike Verore në Rio de Zhaneiro.

Kjo është vetëm hera e dytë që gratë saudite marrin pjesë në Olimpiadë. Për herë të parë, ato kanë marrë pjesë në Lojërat e Londrës më 2012.

Gratë saudite përballen me pengesa të mëdha gjatë praktikimit të sportit në vendin e tyre, pasi duhet të mbulojnë gjithë trupin me rroba.

Palestrat dhe qendrat e stërvitjeve për gratë janë të pakta në Arabinë Saudite, edhe pse qeveria ka thënë se licencimi i “sallave sportive” për gra është një qëllim që duhet të arrihet deri në vitin 2020.

Lojërat në Rio nisin në muajin gusht./rel/