Arabia Saudite kundër Kosovës në UNESCO

E publikuar: 09/11/2015 12:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Këshillit të Lartë për Turizëm dhe Kulturë i Arabisë Saudite, princi Sulltan bin Salman bin Abdulaziz el Saud, gjatë qëndrimin në Beograd, u ka premtuar zyrtarëve serbë se t’a përcjell te autoritetet saudite kërkesen e qeverisë serbe për ta kundërshtuar iniciativën e pranimit të Kosovës në UNESCO.

Në pyetjen e gazetarëve se pse Arabia Saudite po e mbështet iniciativën kur në Kosove po shkatërrohet trashëgimia fetare serbe, princi ka thënë se ajo është kompetencë e ministrave tjerë të Arabisë Saudite, dhe se ky vend është i dedikuar për ruajtjen e trashëgimive kulturore dhe fetare në botë.
Ai ka shtuar se për atë çështje sot ka biseduar me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq, dhe zëvendëskryeministrin Rasim Ljajiq, dhe se mendimin e tyre do t’ua përcjellë autoriteteve në Arabinë Saudite, raporton Beta
“Arabia Saudite është e dedikuar që të mbrojë trashëgimitë fetare dhe kulturore pavarësisht se për cilën fe apo politikë bëhet fjalë”, ka thënë El Saud.