Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot pro Ligjit për Sponsorizime në sport, rini dhe kulturë, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.
Në seancën e jashtëzakonshme, kanë marrë pjesë 75 deputetë, derisa 73 votuan pro, dy abstenuan dhe asnjë votë nuk ishte kundër.
Pas këtij votimi, Kadri Veseli, kryeparlamentari i Kosovës ka thënë se sot nis një etapë e re e përkrahjes meritore për sportistët dhe artistët.