Apple Watch dominon tregun e orëve smart

E publikuar: 06/09/2016 23:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbi 50% e tregut të përgjithshëm të orëve smart, e përbëjnë produktet e Apple Watch. Në vend të dytë qëndron Samgung që ndiqet nga Fitbit, këto janë rezultatet të dala nga një sondazhi vlerësues i bërë në Australi.Shitjet e orëve smart ishin rritur me 30%, më pak se 25% që ishe rritja krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Një dukuri e ngjashme ka ndodhur edhe me iPad.

Gjenerata e parë e tyre u shit me shifra modeste, pasi njerëzit i shihnin fillimisht si iPod të mëdhenj. Pastaj numri i madh i aplikacioneve që ofrohej për ta i bëri iPad akoma më të përdorshëm.

 

Një nga arsyet pse orët Apple janë përhapur kaq shumë, është se njerëzit tani të po blejnë në masë ndjesorë sporti dhe ora e zgjuar e Apple e ofron edhe këtë duke lejuar atë të përdoret për dy qëllime njëkohësisht.

Sondazhi është bërë në Australi që është edhe vendi me standartin më të lartë të teknologjisë në vendet anglisht-folëse, por mendohet që shifra të tilla të përfaqësojnë edhe tregun botëror, për sa i përket orëve të zgjuara. Me daljen nesër të Apple Watch 2 shifrat pa dyshim që do të rriten akoma.