Apple tronditi investitorët me lajmin se shitjet janë ngadalësuar dhe për këtë fajëson Kinën.
Në një lajmërim surprizë, prodhuesi i iPhone tha se për tre muajt e fundit të vitit të kaluar pret 84 miliardë dollarë të ardhura.
Në Nëntor Apple kishte parashikuar 89 miliardë dollarë të ardhura.
Vlera e aksioneve të kompanisë ra me 7% menjëherë pas njoftimit ose 28% që nga Nëntori.
Sezoni festiv zakonisht është tre mujori më i fuqishëm i kompanisë. Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë të ardhurat kanë rënë me 5%.
Tim Cook thotë se parashikimet negative vinë si rezultat i rënies së të ardhurave në Kinë.
Një tjetër faktor që ka ndikuar në rënien e të ardhurave të Apple është numri i vogël i konsumatorëve që ka zgjedhur të blejë iPhone e rinj. /PCWorld Albanian