Apple rregullon problemin e virusit në rreshtin e kërkimit të Safarit…

E publikuar: 27/01/2016 18:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple beson se e ka rregulluar problemin që shkaktoi që shfletuesi i internetit të Safarit të prishej kur përdoruesit e tij kërkonin diçka në rreshtin e adresës.

Problemi duket se ka filluar herët ne ditën e sotme.

Përdoruesit janë ankuar se ata kanë hasur virusin si në pajisjet telefonike të kompanisë ashtu dhe në kompjuterët Mac.

Apple së fundmi përditësoi sistemin e operimit iOS dhe S X, por përdoruesit që nuk e kishin të instaluar versionin e ri gjithashtu u ankuan për defektin.

Kjo gjë sugjeron që problemi është shkaktuar nga ndonjë proces që mund të ketë ndodhur në qendrën e të dhënave të Apple, dhe jo një gabim kodimi i vet Safarit.

Apple nuk ka dhënë asnjë koment mbi këtë defekt.

Të gjithë e kuptojmë që zgjidhja e problemit mund të kërkojë pak kohë për këdo.

Por përdoruesit mund ta përshpejtojnë këtë proces duke klikuar te “ fshi historinë dhe të dhënat e faqes së internetit” direkt nga Safari, te preferencat.

Ky problem ka prekur vetëm personat, “memoria e sugjerimeve” e të cilëve është përditësuar nga ra 09:00 GMT deri 12:00 GMT. Si rezultat përdoruesit e zonës së Evropës janë prekur më shumë se ata të Azisë ose Amerikës