Apple prezanton tre iPhone më 12 Shtator raporton Wall Street Journal

E publikuar: 22/09/2017 03:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple do të mbajë aktivitetin tradicional të prezantimit të iPhone më 12 Shtator shkruante Wall Street Journal ditën e sotme duke cituar persona të afërt me çështjen.

Kompania pritet të prezantojë tre iPhone të rinj ku në mesin e tyre do të jetë edhe një produkt i cili përkon me 10 vjetorin e telefonit, më i madh, më i shtrenjtë dhe me teknologjitë më të fundit si ekran pa skaje dhe teknologji të njohjes së fytyrës.

Aktiviteti i Apple do të mbahen një javë pas fillim të shitjeve të Galaxy Note 8 në SHBA. Flagshipi i Samsung ka dy kamera të pasme ngjashëm me iPhone 7 dhe ka ekranin më të madh nga çdo telefon tjetër inteligjent.

Pritshmëritë e larta të investitorëve lidhur me iPhone e ri ka rritur vlerën e tregut të Apple në 825 miliard dollar.

Gjatë këtij muaji Apple parashikonte 49 deri në 52 miliard dollar të ardhura. Gjatë tre mujorit të ardhshëm Apple do të shesë përafërsisht 50 milion iPhone, një rritje me 10% krahasuar me një vit më parë.

WSJ tha se Apple gjithashtu do të prezantojë një orë të re Apple Watch me valë LTE duke e bërë të panevojshëm një iPhone për ta përdorur. /PCWorld Albanian