Apple po prezanton iPhone 6s, një version i përditësuar i telefonave të saj inteligjentë, që kanë pothuajse të njëjtin dizajn, por vijnë me disa veçori të reja. Një nga këto veçori është teknologjia 3D Touch, e cila ju lejon të mbani shtypur ekranin e iPhone për të bashkëvepruar me pajisjen në mënyra të reja.
Teknologjia 3D Touch ju mundëson të bashkëveproni me iPhone-in në dy mënyra të reja, që Apple i quan “prekje mini” dhe “prekje e plotë”. Veçoria e parë ju lejon të klikoni tek ikonat e aplikacioneve dhe butonave të tjera për të hapur aplikacionet direkt. Duke klikuar tek aplikacioni i kamerës, për shembull, ofrohet mundësia për të shkrepur direkt selfie.
Ndërsa duke shtypur tek aplikacioni i Facebook-ut, ju jep mundësi të përditësoni statusin tuaj, të shkrepni foto ose të shfletoni Furnizuesin e Lajmeve. Me prekjen 3D tani mjafton të ushtroni presion në skajin e majtë të ekranit dhe automatikisht do të shfaqen aplikacionet në sfond, ku mund të kaloni nga një aplikacion tek tjetri. Ndërsa kur kryeni “prekje mini” mbi aplikacionin e thirrjeve, do të shfaqen disa prej personave që keni telefonuar së fundi.
iPhone 6s ka të njëjtin madhësi të ekranit 4.7 inç si iPhone 6. Ekrani mbrohet me një xham të ri, i njëjti xham Ion-X që përdoret tek Apple Watch Sport.
Çipi i ri A9
iPhone 6s fuqizohet nga procesori i ri A9 me arkitekturë, që sipas Apple-it, është 70% më i shpejtë se çipi i mëparshëm A8 që gjendet tek iPhone 6, dhe ka performancë 90% më të mirë të grafikëve.
Apple deklaroi se iPhone 6s është iPhone i parë që ka mikroprocesorin e lëvizjes, i quajtur M9, që gjendet brenda në çip.
Kamerë e re iSight 12 megapikselë
iPhone 6s përmban kamerën iSight me rezolucion 12 megapikselë. Kjo kamerë përmban 50% më shumë pikselë, si dhe 50% më shumë pikselë fokusimi. Kamera e re 12 megapikselë mund të filmojë video me rezolucion 4K.
Kamera ballore është 5 megapikselë dhe përdor ekranin LCD si blic. Brenda tek iPhone 6s gjendet një çip special, që e bën ekranin 3 herë më të shndritshëm për të shkrepur selfie-t më të mira të mundshme.
Duke u zhvilluar…