Apple u ballafaqua me Gjykaten Supreme në SHBA për të mbrojtur komisionet që mban për çdo blerje aplikacioni në iPhone dhe iPad.
Kompania merr 30% të vlerës së çdo aplikacioni të shitur dhe akuzohet nga një grup konsumatorësh për shkeljen e ligjeve kundër monopolit sepse nuk ka një hapësirë alternative për blerjen e një aplikacioni iPhone.
Nga ana tjetër Apple thotë se nuk zotëron e as shet aplikacione.
Gjykata duhet të mësojë nëse ekziston një lidhje mes Apple dhe blerësve të aplikacionit. Ndërsa zhvilluesit vendosin çmimet e tyre, Apple grumbullon pagesat.
Apple thotë se nëse ndërmerret një veprim ligjor ndaj kompanisë, gjigandë të tjerë teknologjikë do të preken si Google dhe Microsoft të cilët gjithashtu marrin 30% komision.
Analistët thotë se komisionet janë tejet e rëndësishme për bizneset e kompanive në fjalë. /PCWorld Albanian