Apple ka lançuar shërbimin e pagesave mobile në Gjermani plot katër vite pasi u lançuan në Shtetet e Bashkuara.
Deutsche Bank, Commerzbanbk, Hypovereinsbank, Wirecard, Hanseatic Bank dhe ofruesit e kartave të kreditit nga Mastercard, Visa dhe American Express do të mund të përdorin shërbimin e Apple.
Distributorët si Aldi dhe Lids, zinxhiri i supermarketeve Kaufland, farmacitë Rossmann dhe DM, markat si H&M, C&A dhe Zara si dhe zinxhiri i pajisjeve elektronike MediaMarkt.
Aktualisht Apple ka lançuar shërbimin në 20 vende të botës përfshirë Francën, Poloninë dhe Zvicrën. /PCWorld Albanian