Apple paditet në gjykatë nga një kompani Japoneze për termin “animoji”

E publikuar: 24/10/2017 04:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një kompani japoneze softueri do të padisë Apple në një gjykatë Amerikane lidhur me të drejtat e përdorimit të termi “animoji” duke thënë se kompania teknologjike Amerikane e kishte vjedhur për iPhone X.

Emonster KK paditi Apple të Mërkuren në një gjykatë federale në San Francisco, duke thënë se zotëronte të drejtat e përdorimit të “animoji” dhe përdorimi i tij nga ana e Apple përbën shkelje.

Me këtë funksionalitet përdoruesit mund të kapni mimika të ndryshme të fytyrës duke përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës.

Shefi marketingut pranë Apple Phil Schiller lavdëroi pafund këtë funksion më 12 Shtator gjatë prezantimit të iPhone X dhe e quajti një eksperiencë të mrekullueshme për të komunikuar me miqtë dhe familjen.

Shefi ekzekutiv i Emonster Enrique Bonansea filloi një aplikacion në 2014-ën të quajtur Animoji dhe regjistroi një markë me këtë emër.

Sipas tij Apple ka patur dijeni të aplikacionit të Emonster sepse figuron edhe në Appe Store.

Investitorët e shohin iPhone X, i cili kushton 999 dollar, si një mundësi e artë e Apple për të rifreskuar linjën e telefonëve inteligjentë që kanë ngelur pas rivalëve sa i takon funksionaliteteve.

iPhone X ka ngarkim wireless, kamera infra të kuqe dhe harduer për njohjen e fytyrës i cili zëvendëson skanerin e shenjave të gishtërinjve për kyçjen e telefonit. /PCWorld Albanian