Apple “njeh” Kosovën (Foto)

E publikuar: 16/09/2015 23:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple ka ‘njohur’ edhe zyrtarisht shtetin e Kosovës, duke shtuar flamurin e shtetit tonë në emojit e flamujve në tastierën e iOS 9.
Apple lansoi sonte sistemin e ri operativ iOS 9, të cilin mund ta shkarkojnë tashmë të gjithë përdoruesit.

Apple lansoi sonte sistemin e ri operativ iOS 9, të cilin mund ta shkarkojnë tashmë të gjithë përdoruesit.

iOS 9 ka sjellë shumë risi në pajisjet e Apple, duke shtuar veçori interesante, ku ndryshimi më i madh është shkrimi, tabelat e reja për mbylljen e aplikacioneve, imazhet e reja për sfond, një mod për ta ruajtur energjinë e baterisë dhe më shumë.

Por, iOS 9 ka sjellë edhe një risi tjetër në emoji, ku në listën e flamujve të shteteve të botës ka shtuar edhe flamurin e Kosovës, duke ‘njohur’ kështu shtetin tonë. (Lajmi.net)

Screenshot_1Screenshot_2