Apple ju përgjigj ditën e Mërkure akuzave të Departamentit të Drejtësisë dhe Komisionit të Tregtisë të cilët akuzojnë gjigandin e iPhone për ngadalësimin e qëllimshëm të telefonëve.
Apple tha se kurrë nuk do të degradonte me qëllim eksperiencën e përdoruesve për ti detyruar ata të blinin një telefon të ri.
Në Dhjetor kompania pranoi se në fshehtësi të plotë kishte ngadalësuar iPhone në përpjekje për të ruajtur bateritë e vjetra nga një keqfunksionim i mundshëm.
Pas kritikave të ashpra nga konsumatorët Apple uli çmimin e zëvendësimit të baterive nga 79 dollarë në vetëm 29 dollarë.
Në një qëndrim ditën e Mërkure tha se do të dërgonte një përditësim ku konsumatorët do të kishin mundësi të vendosin vetë nëse duan të ngadalësojnë telefonin për të mbrojtur baterinë. /PCWorld Albanian