Harrojeni iPhone X sepse vëmendjen tashmë ka marrë telefoni Galaxy X i Samsung.
Vëmendja e lartë e cila ju kushtua Galaxy X bëri që vetë Apple të zbulojë informacione rreth iPhone më ambicioz që nga modeli i parë.
Pas një qëndrimi të shefit të Samsung Mobile Dj Koh i cili tha se do të prezantonte një telefon me ekran që paloset vitin e ardhshëm, Apple ka reaguar dhe nuk po fsheh asgjë nga qëllimet e saj.
E dhëna e parë erdhi nga mediat Koreane The Investor e cila thotë se Apple ka bashkëpunuar me LG për të krijuar një “task forcë” e cila do të ndërtojë një iPhone me ekran OLED që paloset.
Dhe sikur të mos mjaftonte, Apple publikisht aplikoi për disa patenta të cilat janë dëshmi e përpjekjeve të kompanisë për tu përballur me planin e Samsung.
Patenta quhet “Electronic Devices with Displays” dhe në përshkrimin e saj fshihet togëfjalëshi ekran fleksibël.
Patenta hyn më në detaje duke thënë se për këtë është i nevojshëm një ekran OLED. Bashkëpunimi i Apple me LG është gjithashtu një përpjekje për të ulur varësinë ndaj Samsung sa i takon ekraneve të iPhone.
Por sipas The Investor e gjitha kjo do të jetë e mundur vetëm në 2020-ën duke i dhënë Samsung një avantazh dy vjeçar me Galaxy X.
Samsung ka punuar prej vitesh në një teknologji të tillë, të paktën që nga 2009-ta.
Apple dhe Samsung kanë hyrë në një kurs përplasjeje për atë që besohet se do të jetë evolucioni i radhës i telefonëve i cili do ti bëjë të duken telefonët e sotëm me ekrane pa skaje primitivë. /PCWorld Albanian