Apple ka një plan rezervë nëse lufta tregtare SHBA-Kinë del jashtë kontrolli. Gjigandi i iPhone ka mjaftueshëm kapacitete për të prodhuar iPhone jashtë Kinës sipas një ekzekutivit të lartë të prodhuesit të kontraktuar Tajvanez të Apple.
Kina është një hallkë shumë e rëndësishme në zinxhirin e prodhimit të Apple ku shumica e pjesëve të iPhone dhe iPad prodhohen dhe montohen.
Por presidenti Amerikan Donald Trump ka kërcënuar Pekinin me tarifa të reja ndaj 300 milionë dollarë eksporte të Kinës. Foxconn është prodhuesi më i madh i Apple dhe një prej partnerëve më të rëndësishëm.
25% e kapacitetin prodhuesi të Foxconn është jashtë Kinës dhe mund ta përdorë për tu përgjigjur kërkesave të Apple.
Ky i fundit nuk i ka dhënë instruksione Foxconn për të zhvendosur linjën e prodhimit jashtë Kinës. Gjithashtu prodhuesi Tajvanez ka planifikuar të hapë një fabrikë me 13,000 punëtorë në SHBA. /PCWorld Albanian