Nëse pëlqeni dizajnin e bukur të Apple, modelet e shëmtuara iPhone 11 dhe iPhone XR2 nuk janë për ju. Por nëse shikoni përtej pamjes së tyre të jashtme, një raport i ri thotë se do të gjeni diçka shumë të zgjuar në brendësi.
Duke cituar burimet e furnizimit, sajti Japonez Macotakara zbuloi se Apple po punon në teknologjinë e dyfishtë Bluetooth audio për iPhone e rinj.
Çfarë do të thotë kjo për konsumatorët? Përdoruesit mund të dërgojnë audio nga telefoni i tyre tek dy pajisje Bluetooth në të njëjtën kohë, diçka që pritet të ketë përfitime reale të drejtpërdrejta.
Me Bluetooth audio e dyfishtë, dy persona mund të dëgjojnë të njëjtën këngë me setin e tyre të kufjeve wireless AirPods. Macotakara thotë se implementimi i Apple mund të ndajë sinjalet e Bluetooth në një mënyrë që iPhone të lidhet me sistemin infotainment të makinave për drejtimet GPS si dhe të dërgojnë muzikë në kufjet e dikujt tjetër në makinë.
Këto janë vetëm dy skenarë të disa që mund të vihen në përdorim. Për më tepër nuk po flasim për një teknologji të fundit sepse Samsung ka integruar Bluetooth audion e dyfishtë që prej Galaxy S8.
Kjo do të thotë se Apple mund të kalojë gjeneratat e reja dhe dy të fundit të iPhone në Bluetooth audion e dyfishtë me një përditësim të iOS. /PCWorld Albanian