Apple është marka më me vlerë në botë sipas Interbrand dhe vlerësohet me 184 miliard dollar.
Kompanitë teknologjike në tërësi dominojnë listën e markave me të vlerësuara në botë një hegjemoni e cila thyhet vetëm nga Coca Cola në vendin e katërt e cila ka një vlerë prej 70 miliard dollarësh.
Vendin e dytë dhe të tretë e zënë Google dhe Microsoft me vlerë prej 141 miliard dhe 80 miliard dollarësh respektivisht.
Në listën e 10 markave më të vlerësuara vetëm tre nuk i përkasin botës së teknologjisë ku krahas Coca Cola, janë dy kompani nga bota e automobilave, Toyota dhe Mercedes.
Emra të tjerë të mëdhenj janë Amazon, Facebook dhe IBM. /PCWorld Albanian