Apple do të tërheqë iPhone X nga tregu në verë thonë analistët

E publikuar: 22/01/2018 16:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shitje e iPhone X mund të mos kenë qenë aty kur Apple dëshironte, por telefoni është shumë larg të qenurit një dështim.

Të gjithë u mahnitëm pas telefonit dhe miliona besnikë të Apple e kanë blerë pavarësisht çmimit të lartë.

Por është një shok i vërtetë nëse Apple braktisë iPhone X në Verën e 2018-ës. Apple Insider duke cituar firmën analitike KGI Securities, sugjeron se Apple do të tërheqë nga shitja telefonin përpara prezantimin të ciklit të ri.

Nëse kjo provohet të jetë e vërtetë, atëherë do të ishte hera e parë që Apple i mbyll rrugën një produkti një vjeçar.

Arsyeja e shitjeve të dobëta të telefonit në Kinë është dizajni sipas KGI. Pavarësisht se ka një ekran më të madh sesa iPhone 8 Plus prej 5.8 inç nga 5.5 inç, KGI beson se hapësira e sensorëve në krye të ekranit është ai që ka zhgënjyer përdoruesit.

Nga ana tjetër Apple nuk është e gatshme të heqë dorë nga ky stil dizajnit me seritë e reja të iPhone.

iPhone X mund të mos ketë shënuar ditë të mira por shitjet e iPhone në terësi kanë qenë pozitive. Kjo do ta ndihmojë kompaninë të kapë vlerën e 1 trilion dollarëve përgjatë 2018-ës. /PCWorld Albanian