Apple nuk do të nxjerrë në shitje një iPhone me rrjet 5G përpara 2020-ës raportoi Bloomberg duke cituar njerëz të afërt me planet e kompanisë.
Kjo shtyrje do ta bëjë më të lehtë për rivalët si Samsung të cilët mund të fitojnë qindra konsumatorë të cilët mezi po presin 5G-në.
Ashtu si me 3G-në dhe 4G-në Apple do të presë dy vite pasi rrjetet e para të jenë vënë në funksion përpara se ta integrojë teknologjinë në fjalë.
Dhe jo pa arsye Apple ka vendosur të presë sepse në vitet e para të rrjeteve të reja kanë demonstruar jo pak probleme me mbulimin.
Por analistët thonë se me 5G-në historia do të jetë ndryshe dhe vendimi i Apple vë në rrezik tregun e kompanisë.
Krahasuar Samsung, prodhuesit Kinezë si Oppo, Huawei dhe OnePlus kanë premtuar telefonët e parë 5G vitin e ardhshëm. /PCWorld Albanian