Apple do të shkurorëzojë Samsung si prodhuesi më i madh në botë i telefonëve në tre mujorin e katërt të vitit nisur nga kërkesa e lartë për iPhone X tha firma hulumtues Tajvaneze TrendForce.
Sipas firmës, Apple do të zërë 19.1% të tregut, një rekord për kompaninë, duke lënë pas Samsung me 18.2%.
Nëse kjo provohet të jetë e vërtetë, atëherë Apple ka bërë një mrekulli sepse Samsung shet disa modele telefonësh ndërsa Apple vetëm katër.
Tre mujori i fundit i vitit ka qenë gjithnjë edhe më i suksesshmi për Apple falë debutimit të modeleve të reja. Edhe vitin e kaluar kompania la pas Samsung në këtë periudhës.
Ndërkaq prodhuesi Korean zgjedh pranverën për telefonët e rinj dhe është momenti kur shitjet e Apple fillojnë të biejnë ndjeshëm përpara Shtatorit.
Sa i takon Apple, iPhone 8 Plus ka lënë në hije iPhone 8 në tre mujorin e fundit me 6.3 milion njësi të shitura përkundër 5.4 milion respektivisht sipas Canalys.
Por Apple nuk publikon asnjëherë shitjet sipas modeleve por një numër total. Po shitjet e iPhone X? Apple ka parashikuar 84 deri në 87 miliard dollar të ardhura në tre mujorin e fundit të 2017-ës andaj iPhone X padyshim do të ketë kontributin e saj në këtë mes. /PCWorld Albanian