Apple konfirmoi ditën e sotme spekulimet se disa iPad Pro kanë ardhur një përkulje të vogël nga paketimi.
Megjithatë kompania thotë se përkulja e kasës prej alumini është fabrikisht dhe nuk duhet të ndikojë negativisht tek tableti as në performancë e as në mirëfunksionim.
Me pak fjalë Apple nuk e konsideron defekt. Sipas kompanisë përkulja është e qëllimtë sepse ndihmon në procesin e ftohjes.
iPad Pro fillon nga 799 dollarë për modelin bazë 11-inç deri në 1,899 dollarë për modelin 12.9-inç me 1TB memorie dhe LTE.
Gjatë javës shumë përdorues u ankuan për iPad Pro e tyre të cilët kanë filluar të përkulen në mes edhe pse nuk janë përdorur në kushte që mund të shkaktojnë një dëm të tillë.
“Problemi” është i pranishëm tek modeli LTE për shkak të shiritave prej plastike të antentës dhe struktura e aluminit është më e dobët.
Përkulja u soll në vëmendje nga Youtuberi JerryRigEverything. /PCWorld Albanian