Në ditët e fundit shumica e përdoruesve të iOS përjetoi një problem të pazakontë: gërma “i” korrigjohet në diçka tjetër automatikisht.
Nganjëherë në një simbol nganjëherë ishte një “A” kapitale e nganjëherë një pikëpyetje.
Një rregullim u tha se ishte pranë dhe tashmë ka dërguar një përditësim i cili e adreson problemin përgjithnjë. iOS 11.1.1 është publikuar dhe i disponueshëm për tu shkarkuar.
Në faqen e suportit Apple publikoi një rregullim të përkohshëm për ata që kërkonin përgjigje.
Kërkoni përditësimin? Vizitoni Settings > General > Software Update dhe lini sistemin operativ iOS të bëjë punën e tij. /PCWorld Albanian