Në seminarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Prishtinë, shefja e Zyrës së BE-së Natalya Apostolova bëri thirrje që Kosova ta përmirësojë imazhin e saj.
“Kosova duhet të ndihmojë veteveten duke pasur storje pozitive që do t’i ndihmoje në përmirësimin e imazhit të saj jashtë”, tha Apostolova.
Apostolova foli edhe për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit që hyri në fuqi më 1 prill.
Apostolova lavdëroi forcat politike që pa dallim përkrahin rrugën evropiane të Kosovës.
“Jam e impresionuar që këta muaj prej kur kam ardhur këtu, të gjitha forcat politike më thonë qe Kosova është për rrugën europiane dhe mendoj që kjo është unifikuese”, tha Apostolova.
Përfaqësuesja speciale e BE-së tha se Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit do t’u ndihmojë koosvarëve.