Apostolova: BE-ja s’do mure, çështjen ta zgjidhin Kosova dhe Serbia

E publikuar: 14/12/2016 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesja speciale e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, e cila është paraqitur para anëtarëve të Komisionit për Integrime Evropiane, në lidhje me murin i cili po ndërtohet ne veri te Mitrovicës, ka thënë që ky nuk është projekt i BE-së.

“Projekt i Bashkimit Evropian është vetëm rivitalizimi i urës mbi lumin Ibër, ndërsa muri që është ndërtuar pak metra më tutje është projekt tjetër, nuk është projekt i BE-së”, ka thënë zyrtarja e BE-së, njofton Klan Kosova.

Apostolova ka thënë se BE-ja nuk dëshiron të shohë mure dhe se nuk është për të ndërtuar mure por ura komunikimi.

Ajo ka shtuar se BE-ja nuk mund të gjejë zgjidhje për këtë problem, por kjo çështje duhet të zgjidhet përmes negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ajo është shprehur e bindur se do të gjendet një zgjidhje për këtë problem, të cilin e ka cilësuar si problem shumë të ndjeshëm.