355 mijë lojtarë janë kapur duke mashtruar në lojën shumë popullore Apex Legends dhe të gjithë po përdornin versionin PC të lojës tha studioja që ka krijuar.
Respawn Entertainment tha se do të qëndrojë sekret me planet e kompanisë për të luftuar manipulimin e lojës duke mos i paralajmëruar ata që thyejnë rregullat.
Apex Legends tërhoqi 50 milionë lojtarë në një muaj. Shpeshherë krahasohet me Fortnite që ka 200 milion lojtarë dhe u lançua në 2017-ën.
Të dy lojëra aksion hyjnë në kategorinë “battle royale” ku lojtarët luftojnë me njëri tjetrin derisa një i vetëm të ngelet.
Në Apex Legends lojtarët luajnë në ekipe prej 3 vetash dhe jo si individë. Ato zgjedhin një prej 8 karaktereve të ofruara secili me aftësi dhe role të ndryshme.
Apex Legends gjithashtu ka grafike më reale sesa Fortnite. Ajo bazohet tek puna që Respawn ka bërë me Titanfall 2.
Në një postim në rrjetin social Reddit, Respawn tha se do të shtojë një funksionalitet ku të dyshuarit që bëjnë hile do të kalojnë nëpër një platformë që nuk manipulohet dot si Easy Anti-Chet.
Aktualisht ky shërbim po funksionon por lufta kundër manipuluesve dhe mashtrueseve nuk do të përfundojnë asnjë herë tha kompania. /PCWorld Albanian