“Sirianët nuk po ju pëlqejnë? Ndaleni luftën dhe nuk vijmë maa”, ka thanë 13-vjeçari nga Siria, i cili u arratis bashkë me motrën e tij nga qyteti Daras dhe aktualisht ndodhet n’Budapest.
“Sirianët kanë nevojë për ndihmë tani”, ka thanë ai me nji anglishte të pastër për kamerat e Al Jazeera.
Djaloshi me sy bojëqielli, pamvarsisht moshës, tregon se ka nji vizion tragjikisht të kthjellët mbi fatin e atyne që janë arratisë nga ai vend i shkatërruem prej luftës dhe tashmë ndodhen në nji realitet tjetër, po aq kritik.
https://www.youtube.com/watch?v=irQyvPf5RU4