Vajza e këngëtares së njohur, Albërie Hadërgjonaj, Anxhelina do të rikthehet me muzikë.
Pas më shumë se 6 viteve, Anxhelina do të rikthehet me projekt të ri që synon tregun ndërkombëtar, shkruan lajmi net.
“Pas një pune të gjatë me njerëz të mrekullueshëm tani është koha të shpërndaj muzikën e saj me të gjithë. Une si artiste dhe si nene dua te te uroj suksesin e meritiar! Anxhelina shume shpejt do ta lancoj kengen e klipin e pare per tregun nderkombetare 🙌Nuk dua te flas para se ju ta vleresoni !!!
Jam shume krenare per ty @anxhelina❤”, ka shkruar ajo.
“Kopje pa kuptim”, është kënga e fundit e lansuar nga ajo e që tani presim se çfarë do sjell.