Anxhela Peristeri tregon të vërtetën për historitë e dashurisë në Greqi!

E publikuar: 25/02/2018 06:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Por pse shqiptarët janë më të mirë në shtrat se grekët dhe çfarë e shtyu Anxhelën që të zgjidhte ata? E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, këngëtarja tha se ka dy arsye pse janë më të mirë shqiptarët në shtrat. 

“E para dhe kryesorja flasin shqip dhe e dyta që unë jam shqiptare”, u shpreh Anxhela, përgjigje e cila nuk e bindi Ermal Mamaqin dhe i tha këngëtares: “Meqë ti ke bërë këtë krahasim do të thotë që ti ke pasur një të dashur grek”.

“Unë faktikisht 7 vjet në Greqi kam qenë vetëm”, tha Anxhela duke qeshur, por më pas e konfirmoi duke u shprehur “Ndodhi çfarë ndodhi, ka kaluar, tani jemi në Shqipëri”.