E pyetur sot gjatë intervistës në “Xing me Ermalin”, sërish për këtë çështje, Anxhela vendosi të mos deklarohet më single. Jam në një lidhje, jam e dashuruar.
Po e bëj sot për herë të parë publike”, u shpreh Anxhela teksa publiku brohoriti. “Po prisni, prisni. Ai është George Clooney”, tha këngëtarja duke i zhgënjyer të gjithë.
“George të dua zemër”, u drejtua Anxhela nga kamera dhe dërgoi një puthje për aktorin e njohur amerikan i cili është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. /Xing.al/

















