Anuloi konferencën me gazetarët dy herë, mësohet se Meloni vuan nga kjo sindromë

E publikuar: 29/12/2023 00:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni anuloi për herë të dytë konferencën tradicionale të fundvitit me gazetarët, për shkak të një problemi shëndetësor.

Zyra e saj konfirmoi se në bashkëpunim me shoqatën e gazetarëve, konferenca e planifikuar fillimisht në 21 dhe më pas në 28 dhjetor do të mbahet në 4 janar.

Të njëjtat burime konfirmuan se kryeministrja e Italisë ishte prekur nga “otoliti” një sëmundje që prek mesin e veshit dhe shkakton marrje mendsh dhe të vjella.

Mbrëmjen e së mërkurës, Meloni u vizitua në shtëpi nga një mjek ORL i cili diagnostikoi “sindromën otolitike” dhe dha sugjerime për zgjidhjen e situatës.

Megjithatë, zyra e saj thotë për gazetarët se shëndeti i kryeministres Meloni është në përmirësim.

Bashkëpunëtorët e kryeministres thanë se në fillim u mendua se gjendja e saj shëndetësore ishte pasojë e “efekteve të gripit” pasi “prej disa ditësh Meloni vuante nga të përzierat dhe marrja e mendve”.

Si masë mbrojtëse ajo është detyruar që të qëndrojë në shtrat në errësirë për gati 2 ditë, shkruan lapsi. Tashmë sipas zëdhënësve të Melonit ajo ka nisur të çohet nga shtrati dhe të flasë në telefon